Reklamë






























Union Bank operon prej më shumë se 16 vitesh në tregun shqiptar e pozicionuar si një bankë e shëndetshme dhe e qëndrueshme ku nëpërmjet një rrjeti të gjerë prej 32 degësh dhe 67 ATM në qytetet më kryesore të Shqipërisë, u shërben me profesionalizëm mbi 185,000 klientëve. Prej fillimit të aktivitetit në vitin 2006, banka ka shënuar një rritje domethënëse në tregun bankar duke arritur mbi 650 milion Euro asete.
Union Bank ofron një kulturë pune ku vlerësohet diversiteti, ku çdo pjesëtar i skuadrës është shumë i rëndësishëm për suksesin e binzesit prandaj impenjohemi maksimalisht të krijojmë një ambient motivues, gjithëpërfshirës dhe me shanse të barabarta zhvillimi. Gjithashtu ne investojmë në mënyrë të vazhdueshme në trajnimin dhe zhvillimin e punonjësve për të ofruar një eksperiencë të shkëlqyer bankare për klientët tanë.
Ne vlerësojmë profesionistet e kualifikuar, besnik dhe te përkushtuar si asetin tone më të çmuar prandaj kërkojmë kandidatë të përshtatshëm që te bëhen pjesë e skuadrës në pozicionin:
Dega Korcë: Menaxher i Marrëdhënieve me Klientët Biznes Rajonal, për zonën (Korcë-Pogradec)
Qëllimi i përgjithshëm i punës:
Siguron realizimin e objektivave të biznesit duke mirëmbajtur dhe rritur një portofol cilësor klientësh biznesi. Vlerëson klientin në tërësi me synimin e krijimit të një bashkëpunimi afatgjatë me bankën si partner financiar dhe për të gjitha nevojat financiare që ai ka ti drejtohet bankës sonë si zgjedhjen e vetme. Këshillon dhe ofron zgjidhje bankare per klientët për të plotësuar nevojat e tyre financiare duke siguruar shërbim të shpejtë dhe me profesionalizëm.
Personat e interesuar duhet te dërgojnë brenda datës 11 Dhjetor 2023:
Diplomë universitare, preferohet në Ekonomi.
Eksperiencë pune minimumi 2 vjet në një pozicion të ngjashëm.
Aftësi në kryerjen e analizave kreditore, për vlerësimin e riskut kreditor.
Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe bashkëveprimi me klientë.
Të jetë dinamik dhe i/e aftë për të identifikuar klientë potencialë. Të ketë kurajon për ti kontaktuar dhe të dijë të promovojë produktet/shërbimet e bankës.
Të ketë ambicie dhe dëshirë të mësojë dhe të zhvillohet profesionalisht. Njohje shumë të mirë të produkteve/shërbimeve bankare.
Njohuri të mira të gjuhës Angleze.
Njohuri të mira të paketës Microsoft Office.